“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Twitter ndjek Facebook dhe publikon videot direkte 360 gradë. Një mënyrë për të përfshirë më shumë përdoruesit e saj, e sidomos për të mos humbur përballë videove online, konkurrencës së ashpër nga YouTube dhe Instagram.
Të gjithë përdoruesit e Twitter dhe Periscope, shpjegon mikroblogu, mund të shohin videot direkte me formatin e ri, por për momentin është publikuar vetëm për partnerët e përzgjedhur.
Live 360 gradë do të shfaqet me një ‘vulë’ të veçantë dhe përdoruesi duhet thjesht të lëvizë smartphone për të eksploruar këndet e ndryshme të filmimit.
Videot e transmetuara live po bëhen gjithnjë e më të kërkuara. Ky funksion prej pak kohësh ka dalë në Instagram dhe në Facebook Live i parë 360 gradë u transmetua nga National Geographic pak ditë më parë.
Ndërsa YouTube është një hap para Twitter dhe Facebook, dhe në fillim të muajit solli rezolucionin e lartë të videove direkte, me rezolucionin 4K edhe në transmetimit live të filmimeve, qofshin këto normale apo 360 gradë.
Top Channel