Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë Kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Presidenti Barack Obama pritet të nderojnë ata që humbën jeten në sulmin e Pearl Harbor, duke u shfaqur sëbashku thuajse 75 vjet pas episodit tragjik të avioneve japonezë në bazën detare të Shteteve të Bashkuara në Havvai, i cili la të vdekur më shumë se 2300 amerikanë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë vizita e përbashkët e dy liderëve do të shfaqë fuqinë e pajtimit që e ka shndërruar përfaqësuesit e vendeve ish-rivale – në aleatë të bashkuar nga interesat dhe vlerat e përbashkëta.
Vizita e Shinzo Abe vjen 7 muaj pasi Barack Obama zhvilloi një vizitë historike në Hiroshima, duke u kthyer në të parin president amerikan qe ka vizituar zonën prej ku SHBA ka hedhur bombën bërthamore në vitin 1945. Tani vizita e Abe në Havvaii duket se është për të kthyer nderin administratës Obama , pasi sipas tij vizita e presidentit amerikan në Hiroshimë ka qënë një mesazh i fortë për botën dhe është ngulitur thellë në zemrat e popullit japonez.
Top Channel