Arsenal, Xhaka pretendent për golin e vitit me “topçinjtë”

26/12/2016 00:00

Skuadra e Arsenalit ka shumë gola për t’u krenuar në vitin që po lëmë pas, me shumë “perla” që yjet e skuadrës londineze dhuruan në fushat e blerta në 12 muaj.

Por, formacioni i trajnerit Arsene Wenger ka hapur një sondazh mes tifozëve në internet, për të zgjedhur golin me më tepër klas, e mes 5 aksioneve emocionuese është edhe ai i kosovarit Granit Xhaka.

Futbollisti që militon me kombëtaren zvicerane është një nga 5 lojtarët me golin më të mirë të sezonit. Rrjeta e Xhakës ndaj Hull City është renditur mes shumë golave të tjerë të bukur, e nuk është çudi që në fund të këtij muaji të fitojë votën e publikut.

Një tjetër episod emocionues tek Arsenali është goli i Mesut Ozil ndaj Ludogoretsit, një kryevepër teknike dhe koordinimi, që la përshtypje në Champions League. Gola të tjerë janë ata të shënuar nga Ramsey, Alexis Sanchez dhe Koscielny.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB