Man UTD pastron radhët, ikën Schneiderlin

24/12/2016 00:00

Mesfushori francez Morgan Shnaiderlin do të bëhet sakrifica e parë e një borderoje të mbipopulluar te Mancester Junaitid, pasi futbollisti transalpin me të gjitha gjasat do të prezantohet në ditët e para të janarit te Uest Bromouiç.

Trajneri i Djajve të Kuq, Zhoze Murinjo tha më parë se do ta lejonin të largohej lojtarin për çmimin e duhur dhe duket se ekipi që synon mbijetesën ka arritur pikërisht këtë limit. Portugezi tha se lojtari është treguar profesionist, hapi zemrën e tij duke kërkuar zyrtarisht largimin.

Një përgjigje gjysmë pohuese erdhi dhe nga menaxheri i Uest Bromuiç Albion.

“Nuk dua të them asgjë më shumë, përveç konfirmimit të ofertës tonë për Morgan Shnaiderlin. Duhet të jemi të ndershëm në raportet me Mancester Junaitid dhe me vetë futbollistin”, tha trajneri Toni Pulis.

Mediat britanike zbulojnë se për mesfushorin francez janë ofruar 13 milionë paund që ai të transferohet në merkaton e dimrit. Kalimi te Uest Bromuiç favorizohet shumë nga fakti që Shnajderlin ka luajtur vetëm 11 minuta këtë sezon me trajnerin Murinjo, që dukshëm nuk e preferon për formacionin e tij te Djajtë e Kuq.

Top Channel