Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes për Gazën, mbështet planin e Presidentit Trump. Rusia dhe Kina abstenojnë Pas më shumë se një vit negociata tepër të vështira, tri institucionet kryesore evropiane, Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli Europian, më në fund kanë arritur një marrëveshje sa i përket ligjeve për pajisjen me armë, si kundërpërgjigje ndaj akteve terroriste që kanë goditur së fundmi kontinentin e vjetër.
Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të ndaluar shitjen e armëve gjysmë automatike, por dhe llojet e tjera. Njerëzit në të gjithë BE-në tani do të duhet të zhvillojnë kontrolle mjekësore para se të liçensohen për të blerë armë zjarri. Po ashtu, shitjet online të tyre do të kufizohen.
Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Europian, e quajti marrëveshjen një “moment historik” për kontrollin e armëve në BE. Zyrtari i lartë tha se, Brukseli ka luftuar shumë për një marrëveshje ambicioze që redukton rrezikun e të shtënave në shkolla, kampe verore apo sulmet terroriste në përgjithësi.
Shtetet në të gjithë Unionin do të fillojne të ndajnë më shumë informacion me njëri-tjetrin sa i përket shitjes së armëve, duke kufizuar edhe çdo lloj mundësie që ato të shiten në tregun e zi. Në Bashkimin Europian pronësia e armëve është më e ulët në krahasim me SHBA.
Sipas statistikave zyrtare, vetëm 1 në 10 qytetarë evropianë, ose 10%, kanë armë zjarri, ndërkohë që në Amerikë 41% e familjeve janë të pajisura.
Megjithatë, për marrëveshjen e re pati edhe kontestime. Republika Çeke dhe Suedia protestuan duke thënë se ndalimi do të dëmtojë ata që përdorin armë zjarri në mënyrë të ligjshme për sport apo gjueti.
Top Channel