
Pas një pune 1-vjeçare, Mark Zuckerberg zbulon disa detaje për Jarvis, asistentin personal të shtëpisë, bazuar në inteligjencën artificiale, për të cilën themeluesi i Facebook kishte deklaruar se do e bëntë si një “sfidë personale” për 2016.
Sistemi, të cilit Zuckerberg i dha emrin e maxhordomit të Iron man, është integruar në impiantin automatik të shtëpisë për të kontrolluar dritat, temperaturën, elektroshtëpiaket, muzikën nga kompjuteri, telefoni apo diçka tjetër. Jarvis, shpjegon Mark në një postim, mund të komandohet përmes Messenger apo komandave të tjera zanore.
Ajo që e dallon Jarvis nga sistemi i Google, Amazon dhe Apple, është aftësia për të vepruar me përdoruesin duke përdorur gjuhën natyrore dhe për të kuptuar zakonet e tij për të vepruar.
Bëhet fjalë për një sistem të thjeshtë artifical, shkruan Zuckerberg, “që mëson shijet dhe sjelljet e mia, që mund të mësojë fjalë dhe koncepte të reja, madje edhe që mund të argëtojë Max”, vajzën e tij.
Top Channel