Një avion privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në vend dy pilotët dhe dy biznesmenët që ishin në bord Përshkallëzojnë në dhunë protestat para Parlamentit polak në Varshavë kundër ligjit të ri që kufizon lirinë e mediave.
Policia përdori gaz lotsjellës e forcë fizike për shpërndarjen e mbështetësve të opozitës, të cilët që nga mbrëmja e së premtes bllokuan zonën pranë dhomës së ulët të parlamentit, duke penguar hyrjet e daljet prej andej. Efektiveve ju desh të ndërhynin për t’u hapur rrugën zyrtarëve të qeverisë që do të largoheshin pas diskutimeve disa orëshe në parlament.
Qeveria populiste e së djathtës kërkon të kufizojë numrin e gazetarëve që do të lejohen të mbulojnë zhvillimet e parlamentit. Sipas ligjit të ri që do të hyjë në fuqi në 1 janar, vetëm 5 rrjete të përzgjedhura televizive do të mund të hyjnë në dhomën e ulët për të ndjekur punimet e për të kryer intervista.
Për opozitën bëhet fjalë për një hap të ri drejt autoritarizmit. Për shkak të pakënaqësive lidhur me ligjin, deputetët e opozitës vonuan votimin e buxhetit, që u zhvillua më vonë jashtë sallës kryesore për herë të parë që prej vendosjes së demokracisë në 1989-n.
Ndërsa përfaqësues të partisë në pushtet pretendojnë se prania e kuorumit bënte që votimi të konsiderohej i vlefshëm, opozita thotë se ai është i paligjshëm dhe kërkon një rivotim javën e ardhshme.
Top Channel