Video/ Pesë të vdekur dhe 130 të plagosur nga tornadoja në Brazil Imazhet e reja satelitore tregojnë se Kina ka instaluar sisteme armësh, në të 7 ishujt artificialë që ka ndërtuar në ujërat e detit të Kinës Jugore, që pretendohen nga disa vende.
Kjo lëvizje, padyshim që alarmon fqinjët e Kinës dhe dëmton më tej raportet me Shtetet e Bashkuara, sidomos tashmë që presidenti i zgjedhur Donald Trump po tregon se është i gatshëm të përballet dhe të sfidojë Pekinin.
Imazhet e publikuara nga Nisma aziatike e Transparencës Detare shfaqin kundërajrorë dhe armë të tjera antiraketë, të vendosura në struktura gjashtëkëndore mbi ishuj.
Me herët, Kina kishte ndërtuar pista ajrore në 3 prej ishujve, duke treguar qartë qëllimet e saj, megjithëse lidershipi i Kinës është zotuar shpeshherë se nuk ka ndërmend që të militarizojë ishujt.
Në një komunikatë të fundit, pas publimimit të armëve të instaluara në ishuj, Ministria kineze e Mbrojtjes tha se ato janë kryesisht për vetëmbrojtje.
“Nëse të tjerët tregojnë muskujt ushtarakë në derën tonë, ne nuk duhet të kemi as llasqite në dorë?”, shkruhej në komunikatën e ministrisë. Kjo e fundit tha se ishujt janë pjesë e territorit kinez dhe s’është çudi që aty të vendosen masa mbrojtëse.
Tashmë këto ishuj kanë fituar një nofkë, pasi disa i quajnë si “aeroplanmbajtëset që nuk fundosen dot”.
Top Channel