Zjarr në Pallatin e Kulturës në Maliq

14/12/2016 08:25

Flakët kanë përfshirë gjatë orëve të natës Pallatin e Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq, duke shkatërruar thuajse plotësisht ndërtesën.

Për shkaqe ende të panjohura godina është shkrumbuar thuajse plotësisht, ndërsa për orë të tëra zjarrfikësit kanë punuar për të shuar zjarrin.

Ndërtesa ku për 65 vite u zhvillua kultura e kësaj qyteze është përfshirë nga zjarri masiv edhe për shkak të prezencës së elementeve prej druri në pjesën më të madhe të ambjenteve të saj si dyshemeja, karriket apo pjesët e tjera të mobiljeve.

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu e ka quajtur këtë një dëm jo vetëm financiar, por edhe kulturor e historik për Maliqin: “Është djegur godina më e rëndësishme. Duke qenë se është godinë me dru, shuarja e zjarrit ishte e pamundur”.

Fatmirësisht, flakët nuk kanë prekur ndërtesat e tjera, ndërsa nga verifikimet e para dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA