Pogradec e Maliq, dy të arrestuar për dhunë në familje
11/12/2016 00:00
Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e dy personave, respektivisht në Pogradec dhe Maliq, të cilët akuzohen për “dhunë në familje” dhe “shkatërrim të pronës”.
Në pranga ka rënë 46-vjeçari Artan Mankollari, nga Pogradeci, për të cilin ekzistonte një vendim gjykate i datës 8 dhjetor me masë sigurie “arrest në burg”.
Ndërkohë është arrestuar edhe Dhimitër Sulollari, 50 vjeç nga fshati Symiz i Maliqit, i cili dyshohet se më 10 dhjetor ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 42-vjeçares L. Sulollari.
Procedurat e mëtejshme hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
Top Channel