Kapen 200 kg hashash në Portin e Durrësit

11/12/2016 00:00

Policia kapi në Portin e Durrësit 200 kilogramë hashash dhe arrestoi një 56-vjeçar, banues në Durrës.

Ai po drejtonte nje mjet tip Scania pronë e tij dhe në brendësi të mjetit janë fshehur me kujdes 143 pako me hashash me një pjesë prej 200 kilogramë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë.

Top Channel