Sekuestrohen 2 kg heroinë në Kakavijë, pranga korrierit

10/12/2016 00:00

Të paktën 2 kilogramë drogë e llojit heroinë është sekuestruar pasditen e kësaj të shtune, në pikën kufitare të Kakavijës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave agjentët e kufirit kanë arrestuar edhe transportuesin e drogës.

Sipas burimeve, në pranga ka rënë shtetasi Stavri Topi, i cili po udhëtonte me një mjet tip “Benz” me targë “AA 770 LS”.

Droga është gjetur e fshehur në parafangot e automjetit, saktësojnë burimet.

Top Channel