
Policia e Fierit njoftoi këtë të shtunë arrestimin e Erjon Sulhoxhajt, 35-vjeçarit i bërë i famshëm nga rrjetet sociale me dashurinë e shprehur për Almën përmes disa videove ku i lutej ta falte dhe të kthehej me të.
Sipas policisë, 35-vjeçari është ndaluar pas denoncimit të Almës, që e ka kallëzuar se në 4 muaj bashkëjetesë me të ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Uniformat blu të qytetit të Fierit i kaluan materialet prokurorisë për veprën penale “dhunë në familje”.
Alma dhe Erjoni u bashkuan në nëntor. Ata treguan në “Pasdite në Top Channel” sesi janë njohur, historinë e videove dhe planet për të ardhmen.
Erjoni tha se janë njohur në qytetin e Fierit dhe aty ka lindur dashuria e tyre. Sa u përket videove, ai tha se janë miqtë e tij që ja kanë publikuar pa autorizimin e tij.
Ndërkohë, ai i bëri thirrje policisë që të mundësonte heqjen e këtyre videove nga interneti. Dashuria e Erionit, Alma, tha se këto video e kanë vënë në vështirësi edhe familjen e saj.
Ajo tregoi se fëmijët nuk i shikon prej gjashtë muajsh pasi është ndarë nga burri.
Në fund, të dy premtuan se do të vazhdojnë romancën e tyre, Erjoni pa alkool dhe Alma pa e braktisur “poçin”, siç e quan me përkëdheli…premtim që mesa duket nuk u mbajt.
Top Channel