Manovrat verdhekuqe, Gasperinit i plotësohet kërkesa, Zirkzee do të vijë te Roma
Barcelona e ka të vështirë të gjejë vazhdimësinë në sezonin e rregullt në Euroleague. Skuadra katalanase u mposht në ndeshjen e raundit të 11 nga Anadolu Efes me rezultatin 72-68 për të shënuar një bilanc prej 5 fitore dhe 6 humbjesh duke rrezikuar t’i largohet zonës së play off-it.
Barcelona shfaqi një lojë jo të mirë në parket ku i vetmi që u mundua të bëjë diçka ishte Tyrese Rice që e mbylli takimin me 22 pikë. Për skuadrën turke ai që spikati ishte Granger me 16 pikë dhe 5 asist.
Panathinaikos e ktheu në stërvitje derbin ballkanas me Galatasaray, teksa e mposhti skuadrën turke me rezultatin e thelle 85-58. Skuadra greke e kryesoi ndeshjen gjatë gjithë kohës, por diferencën që i siguroi përfundimisht fitoren e krijoi pas pushimit të sfidës, duke i mbyllur dy periodat e dyta me rezultatin 46-27. Panathinaikos gjendet në vendin e 6 në klasifikimin e sezonit të rregullt me 6 fitore dhe 5 humbje, ndërsa Galatasaray është i fundit me 3 fitore dhe 8 humbje.
Në ndeshjet e tjera të Euroleague, Olympiacos shkatërroi Unics Kazan 88-59, ndërsa Baskonia shënoi një fitore të lehtë ndaj Darusafakës 73-52
Top Channel