Elbasan, gjendet një trup i pajetë anës Shkumbinit

10/12/2016 00:00

Trupi i pajetë i një personi është gjendur pasditen e kësaj të shtune anës lumit të Shkumbinit, në Elbasan.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima është shtetasi Spiro Buba, 85-vjeç, banues në Elbasan.

Sipas burimeve, nga mbikëqyrja e parë që i është bërë kufomës ka rezultuar se nuk ka shenja dhune në trup.

Top Channel