Zgjedhjet 2017, ja kush i ka në dorë

09/12/2016 00:00

Mbledhja e KLD-së për të zgjedhur trupën e Kolegjit të ri Zgjedhor duhej të niste në orën 18, por ajo u parapri nga një tjetër mbledhje që zgjati për 120 minuta, në të cilën u vendos që nga gara mes 92 gjyqtarëve të përjashtohen 2 prej tyre për shkak të moshës në prag të pensionit, Fiqerete Mullai dhe Meriban Kita.

Por cilët do të jenë 8 gjqytarët që do të kenë në dorë fatin e zgjedhjeve të ardhshme, data e të cilave tashmë është dekretuar nga presidenti i Republikës dhe që është 18 qershori?

Pas shortit, të hapur për publikun, mes 90 gjyqtarëve u përzgjodhën si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor:

Artur Malaj, Apeli Administrativ Tiranë;
Tomorr Shkreli, Gjykata e Apelit Shkodër;
Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë;
Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë;
Lindita Sinanaj, Apeli Administrativ Tiranë;
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë;
Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Shkodër;
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë.

Mes anëtarëve të kolegjit të ri spikasin emrat e Shkëlqim Mustafa, një nga gjyqtarët që pati në shqyrtim masat e sigurisë për dosjen “21 Janari”; Ridvan Hado, kryesues i trupës gjyqësore që shqyrtoi tragjedinë e Gërdecit; si dhe Astrit Kalaja që ka qënë pjesë e Kolegjit Zgjedhor në vitin 2011, që i dha fitoren Lulzim Bashës përballë Edi Ramës në garën për Bashkinë e Tiranës.

Tashmë, 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë do të duhet të bëjnë betimin në KLD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB