Manovrat verdhekuqe, Gasperinit i plotësohet kërkesa, Zirkzee do të vijë te Roma
Xherdan Shaqiri i ka dhënë një goditje tifozëve të Stoke City. Lojtari i përfaqësueses zvicerane ka paralajmëruar largimin nga skuadra, pasi dëshiron që të luajë sërish në Champions.
“Jam 25-vjeç dhe do të ishte budallallëk të thosha që dua të jem përgjithmonë tek Stoke. Aktualisht po ndihem shumë mirë. Deri tani kam shënuar 3 gola, aq sa gjithë sezonin e kaluar. Stoke? Ka super trajner, super skuadër, jemi të nëntit në klasifikim. Por, dua që në një të ardhme të afërt të luaj sërish në Champions”, deklaroi Shaqiri.
Mbi të ardhmen e futbollistit me origjinë kosovare pati edhe një përplasje mes ish-trajnerit të Zvicrës, Ottmar Hitzfeld dhe trajnerit të Stoke, Mark Hughes.
Gjermani deklaroi se Shaqiri meriton të luajë në një skuadër të madhe, por Hughes replikoi duke thënë se Xherdani ishte i lumtur në skuadrën e tij.
Në lidhje me këto replika në distancë mes dy trajnerëve me të cilët ka punuar, Shaqiri ftoi ish-teknikun e Zvicrës për sfidën e 21 janarit ndaj United.
“Hitzfeld ndoshta nuk është shumë i interesuar në skuadrat e vogla. Është normale për një trajner të madh të fokusohet ne skuadra të mëdha dhe lojtarë kampionë, por më pëlqeu reagimi i Hughes. Ftoj Ottmar që të vijë në stadium dhe të na shikojë nga afër si luajmë, ndoshta mund ta rregullojë të jetë për ndeshjen me United. Kampionati anglez është më i ekuilibruar se Bundesliga sepse shumë lojtarë të mirë janë në skuadra të vogla, kjo e bën Premier Leaguen kampionatin më të mirë në botë”, tha Shaqiri.
Top Channel