Gjyqi ndaj Ismailajt, lexohen deklarimet e Elvis Matajt

09/12/2016 00:00

Pas dëshmisë së Romeo Karajt, gjykata ka marrë si provë një tjetër dëshmi mjaft të rëndësishme kundër ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj.

Në seancën e së premtes, pas shumë shtyrjesh, gjykata administroi si provë dëshminë e ish-drejtorit ekzekutiv të DIA-s, Elvis Matës, dëshmi e cila u lexua nga prokuroria pasi dëshmitari nuk gjendet që të paraqitej vetë.

Mashtrimet e të pandehurit Ismailaj në lidhjen e kontratës me CEZ-in, duke u prezantuar në partneritet me një firmë amerikane, e deri te abuzimet me lekët e mbledhura për faturat e papaguara të energjisë, sqarohen në dëshminë e Matës, që tashmë është adminsitruar nga gjykata.

Gjatë leximit të dëshmisë, i pandehuri Kastriot Ismailaj u largua nga salla e gjyqit duke e braktisur procesin.

Top Channel