Plagosi dy të rinj në qendër të qytetit, vihet në pranga autori në Shkodër
Pas dëshmisë së Romeo Karajt, gjykata ka marrë si provë një tjetër dëshmi mjaft të rëndësishme kundër ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj.
Në seancën e së premtes, pas shumë shtyrjesh, gjykata administroi si provë dëshminë e ish-drejtorit ekzekutiv të DIA-s, Elvis Matas, dëshmi e cila u lexua nga prokuroria pasi dëshmitari nuk gjendet që të paraqitej vetë.
Mashtrimet e të pandehurit Ismailaj në lidhjen e kontratës me CEZ-in duke u prezantuar në partneritet me një firmë amerikane e deri te abuzimet me lekët e mbledhura për faturat e papaguara të energjisë, sqarohen në dëshminë e Matas, që tashmë është administruar nga gjykata.
Gjatë leximit të dëshmisë, i pandehuri Kastriot Ismailaj u largua nga salla e gjyqit duke e braktisur procesin.
Top Channel