
Një model matematik që mban llogarinë e lëvizjeve të përditshme të banorëve të një qyteti për të parashikuar ndikimin e virusit të gripit në lagje të veccanta. Kanë qënë shkencëtarët e universitetit të Kolumbias që e kanë aplikuar këtë metodë në qytetin e Nju Jorkut.
Ata kanë përdorur të dhënat mbi rastet e gripit në 52 zona të ndryshme të qytetit mes 2008 dhe 2013, duke i kombinuar me të dhënat e Cdc, dhe duke vendosur në algoritëm edhe statistikat e lëvizjeve të personave në qytet.
Modeli ishte në gjendje të parashikonte një kulmim të vogël në aktivitetin e gripit në një lagje me një javë para në 82% të rasteve, por ishte më pak efikas për një aktivitet më të gjerë. Kohëzgjatja e shpërthimit të virusit është parashikuar me një saktësi 77% dhe në gjysmën e rasteve madhësia e shpërthimit të virozës ishte verifikuar me shumë saktësi.
“Duke shtuar informacionet për aktivitetin e këmbësorëve, u bë e mundur të bëhet një kuadër më i saktë se ku do të shpërthenin virozat dhe sa do të zgjasnin. Njësoj si parashikimi i motit, edhe ai i gripit është i dobishëm nëse bëhet fjalë për një zonë të vogël. Objektivi ynë është të japim informacion të nevojshëm për matjet e shëndetit publik”, thotë grupi i studiuesve.
Top Channel