Suedia në alarm / Mbi 17,500 anëtarë aktivë në rrjetet kriminale, shumica në struktura të mirëorganizuara Vetëm pak ditë përpara vizitës së tij në rajon, Boris Johnson akuzoi Arabinë Saudite për “abuzim me Islamin”, duke i dhënë kështu një fshikullime të fortë njërit prej aleatëve më kontroversë të Londrës.
Me akuzat e lëshuara ndaj monarkisë, sekretari i Jashtëm britanik shkel protokollin e të mos sulmuarit të vendeve partnereve në Lindjen e Mesme. Johnson tha gjatë një konference për shtyp në Romë se Arabia Saudite po tërheq “fijet e luftërave” në rajonin ku ai nuk sheh të ketë ndonjë lidership vizionar.
“Ka politikane që po tjetërsojnë fenë, e po abuzojnë me të me qëllimin të përmbushin objektivat e tyre politike. Dhe në aspektin politik, ky është njëri prej problemeve më të mëdha në atë zonë. Tragjedia e vërtetë, për mendimin tim dhe prandaj ka kaq shumë konflikte atje, është se në vetë shtetet e rajonit nuk ekziston një udhëheqje e fuqishme. Prandaj i shohim sauditët, Iranin, e të gjithë të tjerët aty të lëvizin e të luajnë luftërash me palë të treta”, tha Boris Johnson, sekretar i Jashtëm britanik.
Në komentet e tij, të publikuara nga “The Guardian”, kryediplomati britanik thekson mungesën e figurave të fuqishme drejtuese, qofshin ato burra apo gra, të cilët të kenë vullnetin të shkojnë përtej sunitëve, shiitëve apo çfarëdolloj grupi tjetër fetar e t’i bashkojnë njerëzit për ta lënë historinë e tyre kombëtare të zhvillohet. Deklaratat e Johnsonit bien ndesh me ato të kryeministres Theresa May, e cila nuk ka shumë që e lavdëroi drejtimin vizionar të familjes mbretërore saudite dhe monarkut Salman.
Top Channel