Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 20-vjeçari
06/12/2016 00:00
Një person është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes së të martës në lagjen “Ahmet Haxhia” të qytetit të Shkodrës.
I dëmtuari i cili ka marrë një plumb në këmbë është 20-vjeçari Elfat Salihi, banues në Shkodër. Ai ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 4 gëzhoja pistolete. Për momentin ende nuk dihen autorët dhe motivet e kësaj ngjarje.
Burime nga policia bëjnë të ditur se janë ngritur postblloqe të lëvizshme dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve.
Top Channel