“Galeria e mbyllur”, sekuestrohen 12.5 tonë minerare kontrabandë
06/12/2016 00:00
Policia e Elbasanit ka finalizuar në orët e fundit një operacion kundër kontrabandës së lëndëve minerare.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në kuadër të operacionit, i koduar “Galeria e mbyllur”, janë sekuestruar 12.5 tonelata lëndë minerare.
Sipas burimeve, lëndët po transportoheshin përmes një automjeti të tonazhit të rëndë; në pranga ka përfunduar shtetasi B.Malo, ndërsa personat e identifikuar me inicialet SH.M dhe B.O janë nën procedim.
Top Channel