SHBA ndalon anijen e tretë pranë Venezuelës, rritet presioni ndaj “flotës në hije” Një sondazhi të ideuar nga OSBE-ja në Tiranë në lidhje me të kaluarën komuniste 62 përqind e të anketuarve ju përgjigjen se e kaluara komuniste është disi problem, 35 përqind e tyre mendojnë që kjo nuk është problem. Sondazhi, i cili lidhet me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të komunizmit tregon se, 53 përqind e të anketuarve e dinë se është miratuar ky ligj.
69 përqind mendojnë se ky është ligj i rëndësishëm. Por vetëm 29 përqind e të anketuarve u përgjigjen me “po” nëse do të shkonin të kontrollonin dosjet nëse kishte diçka për familjarët e tyre.
90 përqind e atyre që e kanë lexuar ligjin janë dakord me të. 73 përqind e të anketuarve mendojnë se ende ka politikanë apo në poste publike njerëz që vijnë nga e kaluara komuniste.
Ata mbi moshën 55 vjeç pothuajse të gjithë ishin të informuar rreth figurave të komunizmit mes të cilëve Ramiz Alia, Adil Çarçani, Nexhmije Hoxha, ndërsa ata deri në moshën 35 vjeç, shumë pak.
45 përqind e të anketuarve mendojnë se Enver Hoxha ka patur ndikim negative për vendin, ndërsa 42 përqind pozitiv. Afërsisht gjysma e të anketuarve mendojnë se komunizmi ishte një ide e mirë që u zbatua keq.
Top Channel