Partizani do ta luajë në praninë e tifozëve ndeshjen e radhës në kampionat, supersfidën ndaj Kukësit. Takimi që do të zhvillohet të martën në “Elbasan Arena” do të luhet me tifozë pasi klubi i kuq ka shlyer gjysmën e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës për zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë, duke paguar gjobën.
Partizani u dënua 4ndeshje pa tifozë, por rregullorja e lejon që nëse ka kryer gjysmën e dënimit, pjesën e mbetur mund ta shlyejë me gjobë. Pikërisht kështu kanë vepruar drejtuesit e kuq, duke u dhënë mundësi tifozëve që ta përkrahin skuadrën e zemrës në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.
Partizani renditet në vendin e tretë të klasifikimit, 3 pikë pas Kukësit të vendit të dytë dhe 4 pas Skënderbeut kryesues.
Top Channel