NFL, ndalet New York Giants; fiton Kansas

05/12/2016 00:00

New York Giants ndalet nga Pittsburg në javën e 13 të National Football League. Skuadra e Steelers arriti të fitojë këtë përballje me rezultatin 24-14, duke bërë që Giants të frenohen në kuotën e 6 fitoreve radhazi. Për New York, Eli Manning nuk ishte në ditën e tij më të mirë, ndërkohë që në krahun tjetër Rothlisberger, Bell e Brawn i dhanë mundësi Pittsburgh të dominojnë takimin.

Kansas City fitoi një ndeshje dramatike ndaj Atlantës me rezultatin 29-28. Për skuadrën e Chiefs ai që spikati ishte Eric Berry, i cili shënoi edhe 2 pikët më vendimtare të skuadrës së tij në minutat e fundit të ndeshjes. Me këtë fitore, Kansas i bashkohet Oakland dhe Denver në fazën e “playoff”-it të NFL.

Në ndeshjet e tjera të NFL, Baltimora shkatërroi totalisht Miami Dolphins, duke e mposhtur 38-6; Tampa Bay fitoi ndaj San Diegos 28-21, ndërsa Oakland mundi Buffalo 38-24. Fitore shënoi edhe New England, që dominoi mbi Los Angeles, teksa e mundi 26-10 me Tom Brady, i cili vendosi rekordin me 201 fitore në karrierë duke kaluar Peyton Manning.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB