Vitet e fundit po masivizohet qarkullimi i parasë virtualisht teksa të gjitha blerjet, pagesat apo shërbimet për  të cilat kemi nevojë mund të kryhen pa para kesh.

Nuk është më e nevojshme të mbash në çdo kohë para të thata me vete kur fare mirë mund të përdorësh një kartë krediti, ose të shfrytëzosh opsionet që ofron celulari.

Suedia, brenda 5 viteve mund të mos përdorë më para kesh. Madje aty shumica e institucioneve apo bizneseve nuk pranojnë para në dorë.

Suedia ishte ndër të parat vende që futi në qarkullim paranë letër dhe sot mund të jetë e para që do ta braktisë. Në të njëjtin drejtim po ecin edhe vende të tjera nordike si: Norvegjia, Danimarka apo Finlanda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA