Dy të arrestuar në Lezhë, kapen me kanabis dhe me një armë sportive

01/12/2016 00:00

Dy persona u arrestuan nga policia në Lezhë pasi u kapën me një sasi kanabisi, si dhe me një armë sportive pa leje.

Policia bën të ditur se vuri në pranga shtetasin Kristian Gjonikaj, 19 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në Tale të Lezhës,  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive pa leje dhe një sasi prej 850 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu u vu në pranga edhe shtetasi Bruneto Çela, 24 vjeç , banues në Kurbin , pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kg 566 gram kanabis sativa.

Top Channel