Dorëheqja e Gravinës, zgjedhjet e reja në Federatën Italiane të Futbollit më 22 qershor, njihuni me kandidatët
Nëse nuk do të arrijë të fitojë titullin në kampionatin francez, për Paris Sën Zhermenin dhe trajnerin Unai Emeri ky do të konsiderohet një sezon i dështuar. Kampionët e Francës po vuajnë për të vendosur supremacinë në ligën transalpine pavarësisht kualiteteve, diçka të cilën numri 1 i pankinës ia faturon pjesërisht boshllëkut të lënë nga Zlatan Ibrahimoviç.
Ish-kapiteni i Suedisë shënoi 50 gola në 51 sfida me fanelën e parizienëve, duke ndihmuar PSG të triumfonte sërish sezonin e kaluar para se të firmoste me Mançester Junaitid. Ndërkohë, Emeri, i cili zëvendësoi Loran Blank në pankinë, po vuan për të gjetur stabilitetin me rezultatet e kryeqytetasve francezë.
“Kur unë erdha te Paris Sën Zhermeni më flisnin shumë për Ibrahimoviçin dhe kjo është normale, pasi ishte një prej lojtarëve më të mirë në historinë e klubit. Ne po mësohemi të luajmë pa të në fushë. Edinson Kavani shënon shumë dhe zhvillon ndeshje fantastike kur ka besimin e duhur. Duhet të punoj me klubin për pjesën tjetër”, tha trajneri Emeri.
Top Channel