PSG nuk e humbi ritmin e kryesuesve në Ligën e parë franceze pasi bëri detyrën në shtëpi përballë Angers duke fituar me rezultatin 2-0.
Skuadra pariziene vinte pas katër fitoreve radhazi në kampionat dhe ndaj Angers hasi probleme deri në momentin që zhbllokoi rezultatin me Tiago Silvën në minutën e 34-t.
Në pjesën e dytë ishte Cavani që vuri në kasafortë 3 pikët me golin e 2-0. Me këtë fitore PSG ngjitet në vendin e 2-të në klasifikim, 1 pikë pas Nicës kyresuese dhe me pikë të barabarta me Monacon.
Lyon u ngjit në zonën europiane pas një fitoreje tenistike 6-0 me Nantes që zbret akoma më poshtë në renditje pas kësaj humbje.
Miqtë bënë një ndeshje shumë të mirë në transfertën e “La Beaujoire” teksa dominuan të gjithë ndeshjen duke vajtur në pushim në shifrat 3-0 pas golave të shënuar nga Tolisso, Lacazzete dhe Gonalos, që realizoi për herë të parë në këtë sezon.
Në pjesën e dytë rezultati u thellua më tej nga Valbuena, Diakabhy dhe Fekir që vulosën fitoren më të thellë të Lionit në këtë kampionat.
Top Channel