Kukës, bora ia lë vendin ngricës
30/11/2016 00:00
Në qytetin e Kukësit janë ndërprerë reshjet e dëbores të cilat ua kanë lënë vendin erërave të fuqishme dhe ngricave. Rrugët e qytetit në orët e para të mëngjesit ishin mbuluar nga shtresa akulli, duke shkaktuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Për hedhjen e kripës, bashkia po punon me tre automjete. Trashësia e borës në qytet arriti në 8 cm, ndërkohë që në zonat e thella trashësia e saj arrin 25-30 cm.
Të gjitha akset, përfshi Rrugën e Kombit, janë të hapura për qarkullim, por me prani ngricash.
Top Channel