Aksident në Thirrë, përplasen katër automjete
30/11/2016 00:00
Katër automjete janë përfshirë në një aksident, në tunelin e Thirrës. Në Ti Raporton janë dërguar pamjet e aksidentit, ku mësohet se janë plagosur 6 persona, mes tyre tre në gjendje të rëndë.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e të martës, në afërsi të tunelit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë. Dyshohet se ngricat e krijuara nga reshjet e dëborës të kënë qënë shkak i aksidentit. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit.
Top Channel