Zbarkon në Milano blerja më e re e Milanit, Fullkrug prite të kryej të martën testet mjeksore Cleveland Cavaliers vazhdon marshimin e tij në kampionatin e NBA. Skuadra e Cavaliers këtë radhë mposhti Philadelphia 76ers 112-108, duke regjistruar fitoren e 13 në 15 ndeshje. Kyrie Irving ishte ai që spikati për Cleveland me 39 pikë të shënuara, 19 nga të cilat vetëm në periodën e fuundit, ndërsa LeBron James e mbylli sfidën me “triple double”: 26 pikë, 10 topa në tabelë e 13 asist.
Los Angeles Clippers bie sërish. Skuadra kaliforniane pësoi humbjen e dytë radhazi dhe këtë radhë disfata erdhi nga Indiana Pacers 91-70. Në “Bankers Life Fieldhouse”, skuadra e Indianës u shfaq superiore ndaj Clippers, ku ata që spikatën ishin Turner dhe Robinson, me nga 17 pikë secili.
Fitore shënoi edhe Denver Nuggets që mposhti Phoenix Suns 120-114 falë lojës së Chandler, që e mbylli sfidën me 25 pikë të shënuara. Houston Rockets mundi Portland Trail Blazers 130-114 falë 38 pikëve të të zakonshmit James Harden.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Los Angeles Lakers mundi në “Staples Center” skuadrën e Atlanta Hawks 109-94, ndërsa Sacramento Kings fitoi me Brooklyn Nets 122-105.
Top Channel