Video/ Pesë të vdekur dhe 130 të plagosur nga tornadoja në Brazil Një stuhi e fuqishme me shira të dendur dhe erëra të forta po lëviz nga Perëndimi i Europës në drejtim të Mesdheut.
Banorët janë evakuuar dhe shkollat janë mbyllur në veriperëndim të Italisë. Autoritetet kanë paralajmëruar për përmbytje të rënda, që do të vijnë në fundjavë në rajonin e Ligurias dhe Piemontes, pasi lumi i Tanaros ka dalë nga shtrati duke shkaktuar bllokim të rrugëve.
Rryma e furishme e lumit goditi me fuqi të madhe të gjitha dyqanet që ndodheshin pranë shtratit të tij. Veriu i Italisë ka qenë gjithmonë i predispozuar për t’u përmbytur dhe i pambrojtur ndaj katastrofave natyrore.
Stuhitë e përvitshme kanë përkeqësuar gjendjen e dobët të infrastukturës publike. Në nëntor të vitit 2011, përmbytjet u morën jetën të paktën 7 personave në Xhenova.
Ndërkaq, me përmbytje të mëdha do të përballen lindja e Spanjës dhe jugu i Francës. Zonat nga Montpelje deri në Marsejë, Monako, Xhenova dhe Milano pritet të jenë më të rrezikuarat.
Top Channel