Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun e Alcatrazin, ai “priti” kriminelë famëkeq si Al Capone dhe James “Whitey” Bulger
Një person që duhet të falenderojmë është bashkëshorti/ja. Pse? Sepse sipas ekspertit të psikoterapisë dhe lidhjeve, Toni Coleman, “shumë shpesh, kur partnerët i përgjigjen tjetrit tregon se çfarë nuk shkon në lidhjen e tyre”.
“Fokusi është tek gjërat negative, çfarë ka thënë apo bërë dhe çfarë jo partneri, që na ka lënduar, zhgënjyer, apo zemëruar me të. Dhe kjo duket se nxjerr në pah gjërat e mira dhe shpreh vlerësimin për njëri-tjetrin”, thotë Coleman.
Nga ana tjetër, “kur ne kemi kohë për të shprehur mirënjohjen tonë, i bëjmë të ditur partnerit se përpjekjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Kështu u bëjmë të ditur sa të rëndësishëm janë për ne dhe se jeta jonë është më e mirë ngaqë janë pjesë e saj”, thotë Lesli Doares, ekspert martesash dhe autore e “Blueprint for a lasting marriage”.
Kështu që bëni mirë t’i shprehni mirënjohjen dhe ja se për çfarë duhet ta falenderoni partnerin tuaj.
Kthimi në shtëpi
Sigurisht që prisni që bashkëshorti juaj të kthehet nga puna në shtëpi çdo mbrëmje. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. “Mund t’i ketë ndodhur një incident, apo të jetë sëmurur por të mbash një lidhje është gjithmonë një zgjedhje, dhe duhet të jeni mirënjohës për zgjedhjet e partnerit”, thotë Doares.
Bën gjërat e tua
Gjithmonë të duhet të hedhësh plehrat. Por nëse ndonjë ditë e bën bashkëshorti këtë gjë për ju, ju ndihmon shumë. “Vendos fëmijët në gjumë, shkon në dyqan etj, sa herë që partneri jot bën një punë tënden, duhet të jeni mirënjohëse. Kjo do të thotë që ata e vënë re lodhjen tuaj dhe duan t’ju ndihmojnë”, vijon Doares.
Shtylla e familjes
Nuk ka rëndësi se kush është shtylla e familjes në shtëpinë tuaj, nëse ka një të tillë, por “është më pak e kushtueshme kur ndani shpenzimet se sa kur paguan gjithçka vetë”, thekson Doares. Kështu që falenderoni partnerin tuaj për kontributin financiar në shtëpi. “Gjithashtu është e rëndësishme të kurseni, si kujdesi ndaj fëmijëve, apo një makinë shtesë”, thotë ajo.
Jepni mbështetje
Jeta nuk është e thjeshtë gjithmonë. Por përballimi i situatave është më e lehtë kur keni partnerin në krah. “Një nga cilësitë më të rëndësishme që çdo person kërkon tek partneri është që të kenë dikë që i mbështet. Është e rëndësishme të falenderoni dhe tia bëni të ditur sa rëndësi ka kjo, ose partneri juaj do të mund të ndihet i pavlerësuar dhe nuk do tju ketë prioritet”, thotë Coleman.
Top Channel