Pema e Krishtlindjeve e Shtëpisë së Bardhë

24/11/2016 00:00

Këto janë Krishtlindjet e fundit të familjes Obama në Shtëpinë e bardh. Në pritje për të parë, sipas traditës së ceremonisë më 4 dhjetor, skenografinë dhe dekorimet e zgjedhura nga Zonja e Parë Michelle për këtë vit, të shohim albumin e kujtimeve për të admiruar pemët e viteve të kaluara.

E duke folur për pemën e Krishtlindjeve, ajo e shtëpisë së bardhë është traditë të merret nga pyjet e Pensilvanisë, e gjatë rreth 5 metra dhe e vendosur në Dhomën Blu. Por më pas për t’i bërë shoqëri ka një sërë pemësh të tjerë në të gjithë shtëpinë, që vetëm vjet ishin plot 62, për të krijuar një atmosferë festive.

Kjo traditë është vendosur nga Jacqueline Kennedy në vitet ’60 dhe është ende e fortë teksa qindra e mijëra qytetarë presin të shohin pamjet zyrtare për të ndjekur tendencën e për të rregulluar pemën e shtëpisë së tyre në të njëjtën mënyrë si shtëpia më e famshme në Amerikë.

Stili ndryshon nga viti në vit duke reflektuar mënyrat dhe shijet personale të Zonjës së Parë, të cilës i besohen zyrtarisht përgatitjet. Duke parë 16 vitet e fundit të presidencës, është e pamundur të mos përmendësh Laura Bush, një e apasionuar e Krishtlindjeve e cila ka bërë arredime të paharrueshme.

Top Channel