Moli i Pogradecit, projekti prej 6 vitesh për një linjë transporti ujor

24/11/2016 00:00

Prej dy vitesh, trageti i cili do të përshkonte linjën Ohër-Shën Naum-Korçë vijon të mbetet thjesht një projekt. Kjo linjë funksionoi për pak kohë vetëm për turistët nga Maqedonia.

Sipas prefektit Ardit Konomi, që ky mol të shërbejë si portë hyrëse në qarkun e Korçës duhet rikonstruktuar, duke thelluar së pari nivelin e ujit.

“Duam ta kthejmë në një qendër portuale. Kemi patur oferta nga operatorë privatë që të presë mjete të ndryshme dhe të shërbejë si një port prej të cilit të fillojë aplikimi i sporteve ujore”, shprehet Ardit Konomi, prefekti i Korçës.

Operatorët turistikë pohojnë se vendosja në funksion e kësaj linje do të shtojë turistët.

“Mendoj se si për Ohrin ashtu edhe për Pogradecin do të jetë diçka shumë e këndshme, pasi do të tërheqë më shumë turistë”, shprehet Aleksa Paramoni, punonjëse në një agjenci turistike.

Linja e premtuar e tragetit të linjës Ohër-Pogradec zvarritet prej 6 vitesh  mes burokracive dhe pengesave teknike, duke i mohuar Pogradecit dhe Korçës më shumë të ardhura nga turizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB