Video/ Imazhe përrallore nga Vjena, tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë hapet për vitin 2025
Përpjekjet e Ukrainës për të luftuar korrupsionin do të shqyrtohen në detaje gjatë një takimi të liderëve të BE. Zyrtarët europianë i kanë kërkuar Ukrainës që të luftojë këtë dukuri negative dhe të kryejë reforma të tjera që prej vitit 2014.
Por kritikët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se presidenti Petro Poroshenko ka mbështetur zyrtarë të korruptuar. Bisedimet në Bruksel do të përqendrohen tek përparimi i reformave me premtimin e udhëtimit pa viza për Ukrainën.
Por kjo e fundit shpreson që një tjetër çështje, pikërisht roli i Rusisë në Ukrainë, të jetë prioritet në takim. Sipas Transparence Interantional, perceptimi i korrupsionit në Ukrainë është shumë i keq dhe duket se BE do të përqendrohet pikërisht tek ky fenomen.
Në Ukrainë prej muajsh vazhdon të rritet kundërshtimi ndaj presidentit Petro Poroshenko, i cili akuzohet se ka lidhje me individë shumë ët pasur që kufizojnë reformat për të mbrojtur interesat e tyre.
Pikërisht korrupsioni dhe luksi në të cilin jetonte, detyroi ish-presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç që braktiste postin pas protestave masive në vitin 2014.
Ukraina ka krijuar një zyrë të re antikorrupsion që njihet edhe si byroja e lustracionit dhe në krye të saj është emëruar juristja 23-vjeçare pa eksperiencë Anna Kalynchuk.
Kjo thjesht shtoi furinë e kritikave për qeverinë, e cila disa ditë më parë bëri një tjetër emërim të ngjashme, atë të 24-vjeçares Anasatasia Veyeva në postin e zëvendës ministres së Brendshme, një prej detyrave më të larta në polici dhe siguri në vend. Sipas kritikëve, emërime të tilla njerëzish pa eksperiencë dhe mbi të gjitha që ndikueshëm politikisht, nuk i shërbejnë luftës kundër korrupsionit.
Top Channel