Kolumbia, marrëveshje të re me FARC-un

23/11/2016 08:30

Qeveria kolumbiane do të nënshkruajë një marrëveshje të re paqeje me rebelët e FARC-ut. Marrëveshja e arritur në verë u hodh poshtë me një referendum popullor.   Projektmarrëveshja e re do të kalojë për votim në kongresin kolumbian dhe nuk do t’i nënshtrohet më votës popullore, bën të ditur BBC. 

Por, grupet opozitare thonë se kjo marrëveshje nuk i dënon rebelët për abuzimin me të drejtat e njeriut në Kolumbi. Gjithsesi, edhe kjo përpjekje synon t’i japë fund një konflikti të armatosur 50-vjeçar me rebelët marksistë, ku më se 260 mijë persona kanë mbetur të vrarë.

Presidenti Huan Manuel Karlos, i cili mori dhe Nobelin e këtij viti për paqen, mbajti një fjalim ku tha se kjo është një tjetër mundësi unike që të mbyllet kapitulli i dhimbshëm në historinë e Kolumbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA