Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun e Alcatrazin, ai “priti” kriminelë famëkeq si Al Capone dhe James “Whitey” Bulger
Përdorimi i produkteve natyrale në kozmetikë po rritet gjithnjë e më shumë. Dhe arsyeja është tek produktet që nuk kanë përbërës irritues si parabeni, silikoni, profumet e rënda apo ngjyrues.
Duhet të kujtojmë se natyra është një fermë bukurie. Ky është dhe rasti i gjalpit të sheas, që ka veti hidratuese dhe ushqyese. Përveç lëkurës, gjalpi i sheas është shumë i mirë dhe për flokët, dhe falë delikatesës së saj mund të përdoret edhe për higjenën e fëmijës.
Por e rëndësishme është të gjejmë produktin e sigurtë, natyral 100%. Ngjyra e tij është e verdhë në jeshile.
Lëkura e thatë
Gjalpi i sheas është një aleat i madh i lëkurës së thatë, që tërhiqet. Për të shfrytëzuar të gjitha të mirat e tij, mund të aplikoni në fytyrë një masë prej gjalpi të sheas puro. Për ta përgatitur këtë maskë është e thjeshtë: mjafton të ngrohni pak me duar gjalpin e më pas aplikojeni me butësi në fytyrë. E lini të veprojë për 15-20 minuta e më pas e hiqni me ujë termal, ose thjeshtë me pambuk të pastër. E njëjta maskë ka vlera dhe për duart, gjunjtë e shputat e këmbëve.
Barrierë kundër të ftohtit
Një nga përdorimet më të shpeshta dhe efikase të gjalpit të sheas janë skuqjet nga i ftohti. Mbani një kuti kremi të sheas në çantë gjatë stinës së dimrit, pasi është krem për duart e balsam për buzët. Në rastin e erës së ftohtë është shumë i mirë për të mbrojtur lëkurën e fëmijës që mbetet zbuluar pavarësisht kapuçit, shallit apo dorashkave.
Manikyr dhe pedikyr
Këmbë dhe duar gjithmonë e më të buta, dhe jo vetëm estetikisht, por është dhe anti-moshë. Gjalpi i sheas është perfekt për manikyr dhe pedikyr. Në duar mund ta përdorni si maskë ose si krem gjatë ditës, ose përdoreni për të trajtuar kutikulat që nuk hiqen. Ndërsa në këmbë është një nga më efikaset për të zbutur thembrat. Një mënyrë e mirë është të vendosni gjalpin si maskë në thembra, dhe vishni çorape pambukur. Mund ti mbani ashtu për gjithë natën.
Për flokët e dëmtuar
Është një nga maskat më të mira për tu përdorur në flokë të dobët, të dëmtuar dhe që këputen. Gjalpi i sheas mund të përdoret në mënyra të ndryshme në flokë, në varësi të kohës që keni në dispozicion. Për një maskë të shpejtë, mund të vendosni gjalpin e sheas në flokë të thatë dhe lëreni të veprojë për një orë, e më pas laheni. Ose mund të shfrytëzoni orën e gjumit për një trajtim bukurie super intensiv. Vendosni një sasi të bollshme gjalpi në flokë dhe lëreni të veprojë për gjithë natën, duke e mbështjell kokën me një copë pambuku. Dhe në mëngjes lajeni flokun si zakonisht.
Top Channel