Kristina, nëna e fëmijëve jetimë

21/11/2016 00:00

Nënë nuk është vetëm ajo që të lind, por edhe ajo grua që të rrit e të mban dorën kur hedh hapat e parë, ajo që është pranë teje në ccdo moment të rëndësishëm.

Kristina është një zonjë e nderuar e cila ka qënë një ndër mësueset më të dashura të Shtëpisë së Fëmijëve në Sarandë, mësuese që e kanë konsideruar nënë.

Sot ajo është 82 vjecc dhe jeton në Greqi. Disa nga fëmijët e saj sot janë burra e gra, por Kristinën nuk e kanë harruar dhe e kanë bërë shumë të lumtur Kristinën, duke i sjellë në kujtesë mjaft histori të bukura, të gëzuara, ccastet kur shtëpia e saj mbushej plot dhe nuk bënte dallime mes dy fëmijëve të saj natyralë dhe fëmijëve të jetimores.

Por surprizat për Kristinën ishin mjaft të bukura. Ajo u dekorua nga presidenti Bujar Nishani më 8 nëntor me motivacionin: “Për merita të veçanta civile” me motivacionin: “Për kontributet e çmuara humane e pedagogjike si mësuese dhe edukatore e talentuar dhe e palodhur, për rolin e madh që ka luajtur si misionare e vlerave njerëzore, duke u bërë nënë e vërtetë dhe e përkushtuar për fëmijët jetimë të Shtëpisë së Fëmijës, Sarandë, në edukimin dhe mirërritjen e tyre”. Edhe kjo një surprizë e madhe për Kristinën e cila nuk e dinte.

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” nuk ndalet këtu. Një surprizë edhe më e madhe e pret Kristinën. Takimi me shoqen e saj të ngushtë që nuk e kishte parë që prej 30 vitesh. Mes mallit dhe lotëve të gëzimit ato treguan për publikun historinë e tyre.

Top Channel