Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.
Sipas informacioneve paraprake, biseda telefonike është kryer me kërkesë të kryeministrit shqiptar. Dy udhëheqësit kanë theksuar rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe, për interes të dy popujve, por edhe të rajonit në tërësi.
Kryeministri Tsipras i ka dhënë rëndësi faktit që pala greke mbetet e angazhuar në këtë përpjekje, por ka theksuar se veprimet e kohëve të fundit dhe retorika nacionaliste në rritje minojnë konsolidimin e një klime të mirëbesimit të nevojshëm për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe.
Në të njëjtën kohë, ai ka vënë në dukje nevojën për të gjeneruar me hapa konkretë rezultate konkrete në bashkëpunimin mes dy vendeve, fakt për të cilin Greqia ka nisur një seri iniciativash.
Tsipras ka theksuar gjithashtu se mbrojtja e të drejtave të pakicave etnike greke përbën një çështje kryesore për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe një kusht themelor për ecurinë europiane te Shqipërisë.
Top Channel