Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore
Argjentina rikthehet më në fund te fitoret në fazën kualifikuese të Botërorit 2018. Skuadra bardhekaltër fitoi ndaj Kolumbisë në ndeshjen e saj të radhës me rezultatin e pastër 3-0 kjo falë edhe paraqitjes së shkëlqyer që bëri kapiteni i saj Lionel Messi.
Sulmuesit 29-vjeçar i mjaftuan 10 minuta për t’iu dhënë avantazhin skuadrës së tij teksa ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Messi nuk u mjaftua vetëm me golin, po në minutën e 23 dha edhe një assist për Pratton që e çoi rezultatin në 2-0. 11 minuta nga fundi i takimit, Argjentina shënoi edhe golin e tretë, këtë radhë me Di Marian ku edhe këtë radhë ai që i dha mundësinë futbollisti të PSG të shënojë ishte Messi me pasimin e saktë të tij. Me këtë fitore Argjentina ngjitet në vendin e pestë në Grupin Amerikanolatin me 19 pikë.
Brazili vijon diktatin e tij në këto kualifikuese. Skuadra 5 herë kampione e botës këtë radhë mundi Perunë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-0 duke përforcuar pozitat e tij në krye të grupit me 27 pikë. Gabriel jesus ishte ai që i dha avantazhin Selesaos, ndërkohë që golin e dytë për Brazilin e shënoi Renato Augusto.
Kili doli i fituar në duelin me Uruguajin në Santiago duke e mposhtur këtë skuadër 3-1.Ishte skuadra mike ajo që mori avantazhin me anë të Edinson Cavanit, por kilianët arritën të përmbysnin gjithçka në këtë sfidë. Vargas barazoi shifrat në 1-1 në fundin e pjesës së parë. në 45 minutat e dyta shfaqet Aleksis Sanchez. Sulmuesi i Arsenalin është autori i dy golave të tjerë për Kilin duke fiksuar shifrat në 3-1.
Top Channel