Milan, Romagnoli është në dyshim për derbin

16/11/2016 17:15

Alessio Romagnoli ka pësuar një dëmtim në ndeshjen miqësore që Italia luajti ndaj Gjermanisë dhe është në dyshim për derbin Milan-Inter, që do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës.

Sipas komunikatës zyrtare të klubit kuqezi, mbrojtësi “ka pësuar një dëmtim të lehtë muskular dhe gjendja e tij do të vëzhgohet në ditët në vazhdim”.

Sado i lehtë, ky dëmtim shqetëson shumë trajnerin e Milanit, Vincenzo Montella, pasi problemet muskulare nuk kalojnë brenda 4 ditëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA