Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore Novak Djokovic shënon një tjetër fitore në ATP Tour Finals që po zhvillohet në Londër. Numri 2 i botës, në ndeshjen e dytë të Grupit “Ivan Lendl” mposhti Milos Raonic me rezultatin 2-0.
Ishte një përballje e fortë ajo e zhvilluar mes tenistit serb dhe atij kanadez, ku të dy setet u përcaktuan nga “tie break”. Djokovic u tregua më i saktë se kundërshtari i tij në të dy rastet, duke i fituar setet 7-6 dhe 7-6.
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Dominic Thiem mposhti Gaël Monfils me rezultatin 2-1, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në gjysmëfinalen e turneut londinez. Thiem e kontrolloi mjaft mirë setin e parë, që e mbylli 6-3 në favorin e tij. Por Monfils iu kundërpërgjigj në të dytin, duke e dominuar dhe e fituar atë 6-1. Në setin final, ishte sërish Thiem ai që u shfaq më mirë, pasi e fitoi këtë set 6-4.
Top Channel