Miqësoret e luksit: Angli-Spanjë dhe Itali-Gjermani, e mbyllin barazim

15/11/2016 00:00

Në ditën kur Federata zyrtarizoi konfirmimin e Gareth Southgate në pankinën e Anglisë, Spanja u ka prishur në të 96’ festën ishullorëve, duke barazuar në rezultatin 2-2 në miqësoren e luksit në stadiumin e Uemblit.

Avantazh i hershëm i 3 luanëve që përfituan nga një faull në zonë i Pepe Reinas për penalltinë, e cila u transformua në gol nga Adam Lalana.

Mbrojtësit e Spanjës ishin inekzistentë në golin e dytë të Anglisë, kur Vardi tundi rrjetën me kokë pas një asisti të Henderson. Festimi prej manekini i sulmuesit të Leicester bëri në pak minuta xhiron e botës në internet.

Iago Aspas arriti të ngushtojë diferencën në të 89’, e ndërsa po luheshin sekondat e fundit Isco shënoi golin e barazimit.

Asnjë gol pavarësisht pritshmërive në sfidën tjetër të luksit që rezervuan e marta, pasi Italia dhe Gjermania e mbyllën në paqe pa gola, miqësoren që asnjëherë nuk është e tillë.

San Siro priti shumë keq kampionët e botës me fërshëllima në momentin e himnit, por shpejt duartrokitjet zëvendësuan kontestimet. Goretzka në minutën e 12’ kishte shansin të shënonte i pari, por Bufon mohoi golin e Panxerave ndërsa në skajin tjetër Imo’bile shpërdoroi ato pak raste që i lejuan rivalët.

Në fraksionin e dytë Italia kërkoi penallti pas faullit ndaj Belotit, por pa sukses.

Ndërkohë gjermania shënoi me Foland, por pozicioni ishte i pavlefshëm. Shtylla e Belotit ishte një tjetër pikë kulmore, që gjithsesi nuk e ndryshoi rrjedhën e barazimit final.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA