Të shtënat me armë në Kukës/ Plagosen dy persona, në kërkim dy vëllezërit, reagon policia
Një muaj pas denoncimit në “Fiks Fare”, ku dy inspektorë të AKU kërkuan para nën dorë për dhënien e lejes për hapjen e një dyqani peshku, policia ka vënë në pranga njërin prej tyre.
Etrit Berisha, 33 vjeç, ishte shpallur në kërkim prej 20 shtatorit, në akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ndërkohë që një muaj më parë u ndalua edhe kolegu i tij, Indrit Korbi.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.
Ngjarja u transmetua në “Fiks Fare”, ku u paraqit me pamje momentin kur inspektorët kërkonin para nën dorë në këmbim të dhënies së lejes për hapjen e një dyqani peshku në Kamëz.
Top Channel