
Andy Murray e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e tij në ATP Tour Finals në Londër. Tenisti britanik që tashmë është numri 1 i botës mundi në ndeshjen e tij të parë në Grupin “John McEnroe”, Marin Cilic me rezultatin 2-0.
Në “O2 Arena”, Murray u shfaq superior ndaj kundërshtarit të tij duke i mbyllur setet me rezultatin 6-3 dhe 6-2 duke regjistruar fitoren e 20 radhazi. Ndeshjen e dytë në grup, Murray do ta luajë ndaj Kei Nishikorit, i cili në sfidën e tij të parë theu Stanislav Wawrinka-n.
Japonezi e mbylli sfidën me zviceranin me rezultatin 2-0 në një ndeshje që nuk pati shumë histori. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, Nishikori e pati shumë më të lehtë përballjen me Wawrinkën duke i fituar setet 6-2, 6-3 në harkun e pak më shumë se 60 minutave lojë.
Top Channel