Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Mes portugezit Mourinho dhe gjermanit Schweinsteiger nuk pati asnjëherë dashuri, madje më shumë mund të thuhet se nuk pati kurrë marrëdhënie. Qëkurse luzitani u bë trajneri i Manchester United, Schweini nuk u mor asnjëherë në konsideratë.
Dhe tani “Djajtë e Kuq” i ofrojnë 11 milionë euro për t’u larguar menjwherë. Futbollisti do të humbasë 7 nga 18 milionë eurot që mund të përfitojë nga kontrata e vlefshme deri në qershorin e vitit 2018. Sezonin e shkuar, ish-mesfushori i kombëtares gjermane luajti 31 ndeshje dhe realizoi vetëm 1 gol.
Më pas erdhi Mourinho dhe marrëdhëniet u ngrinë menjëherë. Schweini u bë pjesë e listës së largimeve, por preferoi të qëndronte në Angli. Vetë tekniku deklaroi rikthimin në skuadër, duke e komentuar se “po i jep një mundësi që ai të rikuperojë formën, për të qenë gati në rast largimi”.
Klubi britanik është i bindur se Bastian nuk përmbush më pritshmëritë për të bërë diferencën dhe preferojnë më mirë që ti mbushin xhepat me para që të lirohen menjëherë nga kontrata e tij me Manchester United.
Top Channel