Broja flet pas golit të tij të parë me fanellën e Burnley-t: Dua të falenderoj Marcus për asistin perfekt…ky është fillimi
Jose Mourinho vendos nën akuzë stafin mjekësor të United. Infermieria e “djajve të kuq” është e mbipopulluar gjatë kësaj periudhe dhe “Speciali” duket se është i nervozuar për këtë fakt.
Pa vendosur në plan të parë teoritë komplotiste kundër teknikut, portugezi duket se kërkon t’i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe ka urdhëruar të bëhet një hetim i detajuar për stafin mjekësorë të skuadrës angleze.
Si të mos mjaftojë mungesa rezultateve pozitive, numri i futbollistëve që kanë përfunduar në infermieri është i madh, duke filluar që nga Eric Bailly për të vazhduar me Antonio Valencian, Luke Shaw, Chris Smalling e Maroune Fellaini.
Një tjetër emër jo pak i rëndësishëm është edhe armeni Henrikh Mkhitaryan, i cili edhe pse nuk është i dëmtuar gëzon një formë fizike larg asaj që jemi mësuar të shihnim tek ish-skuadra e tij, Borussia Dortumund. Më shumë se 30 milionë euro të shpenzuara për 27-vjeçarin ende nuk japin frytet e shumëpritura.
Shumë pikëpyetje në radhët e United, ku duket se pritjes për një përgjigje i ka ardhur fundi. Tashmë është momenti që fajtorët të marrin mbi supe peshën e përgjegjësisë dhe për këtë Jose Mourinho nuk ka ndërmend të presë më dhe aq gjatë.
Top Channel